Dy burra dhunojnë gratë në Fier

Një 51 vjeçar në Roskovec të Fierit është arrestuar nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Sipas burimeve nga Policia, gruaja e dhunuar ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, pas dhunës së ushtruar më herët ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Ndërkohë edhe në Patos është denoncuar një rast dhune ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Policia e ka shpallur në kërkim autorin 46-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.


Shtuar 25.02.2024 18:06