Emri/ I shpallur në kërkim për drogë, vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga  40-vjeçarin Kledist Hysa, pasi ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

40-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në rrugën “Jordjan Misja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Jordjan Misja”, u kap dhe vu në pranga shtetasi Kledist Hysa, 40-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.02.2024 09:13