Kontrolle të rrepta në hyrje dhe dalje të Vlorës, policia në kërkim të të dyshuarve

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit.

Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.

Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.

Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle.

Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë. Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas vënies në pranga të Armando Sulejmanit në Durrës, në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”.


Shtuar 22.02.2024 16:55