“Air Albania” mbyll dyert për Tiranën, shkak bëhen vajzat U-17

Tirana do të presë Laçin ditën e hënë, më 26 shkurt. Sfida është e vlefshme për javën 25-të të Superiores dhe nuk mund të luhet në stadiumin “Air Albania”. Kjo për shkak se Kombëtarja shqiptare e femrave U-17 do të luajë kundër Izraelit në orën 14:00.

Me shumë gjasa bardheblutë do të zhvendosen në shtëpinë e tyre, pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja me Laçin, do të jetë e para për Erbim Fagun në krye të Tiranës për një takim të Superiores.

Kujtojmë se përballja e parë mes tyre në “Selman Stërmasi” përfundoi 0 me 3 për Laçin, ndërsa në të dytën skuadrat barazuan 2 me 2 në Laç. Gjithçka mbetet e hapur pasi skuadrat po garojnë për një vend në “final four”. /newsport.al/


Shtuar 22.02.2024 11:00