Berat Gjimshiti është në një moment fantastik të karrierës te Atalanta. Njëkohësisht edhe me ndeshjet e zhvilluara në Kombëtarja, Gjimshiti ka treguar se është i pakalueshëm, duke thyer çdo aksion të kundërshtarëve.
Në këtë sezon, rezulton se te Atalanta është pikërisht Gjimshiti lojtari më i përdorur nga trajneri në këtë sezon. Nga 3.143 minuta loje që ka zhvilluar Atalanta në këtë sezon, vendin e parë si lojtari më i përdorur e mban mbrojtësi i Shqipërisë me 2.806 minuta, ndërsa më pas vjen De Roon me 2.759 minuta. /Sport Ekspres/