Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga Turqia

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë në “Facebook” një fotoalbum me momente nga dita e djeshme.

“Mirmëngjesi, dhe me fotoalbumin e mikpritjes vëllazërore në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Midis dy vendeve u nënshkruan disa marrëveshje. Marrëveshje janë firmosur mes televizoneve publike të dy vendeve dhe gjithashtu nga disa ministri, si Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Turizmit.

Nga ana tjetër, presidenti Erdogan, tha se Turqia do të vijojë investimet në Shqipëri dhe do të mbështesë projektet për zhvillimin e vendit.










Shtuar 21.02.2024 08:50