Ronald Koeman vazhdon të mbetet në diksutim mbi të ardhmen e tij te Barcelona. Holandezi nuk pati sezonin më të suksesshëm duke qenë se Champions League, por edhe kampionati rezultuan dështim.
Megjithatë, për Koeman ka folur në favor një zë i fortë për blaugranët. Ai është Pep Guardiola, teksa trajneri i Manchester City, thekson se Koeman e meriton të zhvillojë edhe një sezon me tifozë në stadium.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por Barça në pjesën më të madhe të sezonit ka luajtur mirë. Koeman e meriton një sezon tjetër, ku të ketë edhe tifozë në stadium. Aguero dhe Erik Garcia janë dy transferime shumë të mira për Barcelonën”, u shpreh Guardiola. /