Këtë fundjavë, moti me diell dhe temperatura të larta për periudhën që jemi, ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt bregdetit të Shëngjinit.
Shëtitorja e plazhit dhe vija bregdetare ishin të populluara me qytetar, ku dominonin shqiptarët e Kosovës të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj Shëngjinit.
Favorizuar nga kushtet atmosferike, vizitorët shprehen se kanë ardhur për të kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa thonë se janë frekuentues të rregullt, pasi kjo zonë turistike i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre.
Fluksit të vizitorëve gjatë fundjavave me diell në Shëngjin, po i përgjigjet me shërbime dhe pushteti vendor e biznesi vendas, ku pastrimi i territorit kryesisht në zonat më të frekuentuara është i vazhdueshëm.