Memfis Depay duket çdo ditë e më shumë pranë Barcelonës. Mirëpo, për holandezin ka ekzistuar edhe një interesim i hershëm nga ana e Juventus dhe mesa duket bardhezinjtë nuk e quajnë ende të humbur mundësinë për të nënshkruar me parametër zero futbollistin e Lyon.
Së fundmi, mediat italiane zbulojnë se italianët kanë kontaktuar me përfaqësues të lojtarit për të kuptuar nëse ka kohë për të nisur një negociatë me të, apo nëse Barcelona është shumë para.
Gjithsesi, dëshira e vetë Depay është të luajë në La Liga me blaugranët dhe pavarësisht këmbënguljes së Juventus, sulmuesi duket larg Italisë.