Kuvendi kaloi “Bastet”, flet Braimllari: Biznes që do të përdoret për blerjen e zgjedhjeve

Ditën e sotme, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për Bastet, që kaloi mes kaosit dhe tensioneve, vetëm me votat e maxhorancës.

Në  reagim e tij, Braimllari tha se Rama nuk ka merakun e qytetarëve, por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij.

Postimi i plotë:

“Lojërat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament.

Kur Edi Rama mori vendimin për ti ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës.

Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet.

Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij”, shprehet ai.


Shtuar 15.02.2024 12:02