Negociatat për një armëpushim 6-javor në Gaza, ndërmjetësuesit takohen për të hartuar “draftin përfundimtar”

Izraeli dhe Hamasi po bëjnë përparim drejt një marrëveshjeje gjashtë-javore të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, kanë thënë zyrtarët.

Negociatat kanë vazhduar ndërsa Izraeli kërcënoi të zgjeronte ofensivën e tij në Rafah, në skajin jugor të Gazës.

Përfaqësuesit e Katarit, SHBA-së dhe Izraelit janë takuar në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Ndërmjetësuesit kanë arritur përparim “relativisht të rëndësishëm”, tha një zyrtar i lartë egjiptian përpara bisedimeve.

Zyrtari tha se takimi do të përqëndrohet në “përpilimin e një drafti përfundimtar” të një marrëveshjeje gjashtë-javore të armëpushimit, me garanci se palët do të vazhdojnë negociatat drejt një armëpushimi të përhershëm.

Një diplomat perëndimor në kryeqytetin egjiptian paralajmëroi se duhet ende më shumë punë për të arritur një marrëveshje.

Diplomati tha se takimi i sotëm do të ishte vendimtar për të kapërcyer boshllëqet e mbetura.

Shefi i CIA-s, William Burns dhe kreu i agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, David Barnea, po merrnin pjesë në bisedime, të dyja kyçe në ndërmjetësimin e armëpushimit të mëparshëm.

Javët e fundit, Izraeli ka propozuar një armëpushim dy mujor, në të cilin pengjet do të lirohen në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe lejimit të liderëve të lartë të Hamasit në Gaza të zhvendosen në vende të tjera.

Hamasi i hodhi poshtë këto kushte. Ai parashtroi një plan trefazor prej 45 ditësh secila në të cilin pengjet do të liroheshin në faza, Izraeli do të lironte qindra palestinezë të burgosur, duke përfshirë militantë të lartë, dhe lufta do të mbyllej, me Izraelin që të tërhiqte trupat e tij.

Kjo u pa si një gjë jo-nisëse për Izraelin, i cili dëshiron të rrëzojë Hamasin përpara se të përfundojë luftën.


Shtuar 13.02.2024 20:18