Ushtroi dhunë ndaj nënës, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Policia e Fierit, ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar, pasi mësohet se ai ka rrahur nënën, e cila ishte e e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 43-vjeç, banues në fshatin Kashisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.02.2024 11:14