E trishtë/ Ushtria izraelite godet autoambulancën në Gaza, vdesin 2 mjekë dhe një vajzë 6-vjeçare

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze akuzon forcat ushtarake izraelite për goditjen e qëllimshme të një ambulance dhe vrasjen e dy mjekëve që nxituan për të ndihmuar Hind Rajab, një vajzë 6-vjeçare palestineze, e cila gjithashtu u vra, si të gjithë anëtarët e familjes së saj që vdiqën gjatë tentativës për të ikur nga Gaza.

Një video e publikuar në rrjetin social “X” të publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tregon rrënojat e ambulancës.

“Hind humbi jetën tragjikisht e vetme, pasi kërkoi ndihmë nga stafi ynë për orë të tëra: Ejani dhe më merrni. Pusho në paqe, Hind, prehu në paqe Jusuf dhe Ahmed, heronjtë e përpjekjeve humanitare ( dy mjekët e vrarë)”,- shkruan Gjysmëhëna e Kuqe.


Shtuar 10.02.2024 17:35