Momente paniku ndodhën në ndeshjen en Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Vorës, ku lojtari i kësaj të fundit, Frenklin Ntepeh u dërgua me urgjencë në spital.
Pas një përplasje në minutën e 77’ të takimit, mesfushori përfundoi i shtrirë në tokë dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor e më pas ambulancës.
Mësohet se nuk ka asgjë serioze për gjendjen shëndetësore të Ntepeh. /panoramasport/