U transferua te Besiktas, Ernest Muçi nuk “harron” Legian: Krenar që luajta për klubin më të madh në Poloni

Ernest Muçi ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa nga Legia e Varshavës është transferuar në Turqi te Besiktas. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mbyll aventurën e tij në Poloni dhe nis një tjetër eksperiencë në kampionatin turk.

Ish-lojtari i Tiranës u transferua në Turqi për shifrën rekord, pasi është blerja më e shtrenjë nga turqit. Muçi ka firmosur deri në vitin 2027 dhe do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa Besiktas ka paguar te Legia 10 milionë euro për shërbimet e tij, 1 milionë nga të cilat do të shkojnë për Tiranën e cila ruan 10% të kartonit.

Pas këtij transferimi, 22-vjeçaeri nuk e harron skuadrën polake, teksa në rrjetet sociale ka bërë nëj postim të veçantë. Lojtari kryeqytetas falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa shprehet se është krenar që ka luajtur për skuadrën më të madhe në Poloni.

“Faleminderit për gjithçka Legia. Krenar që kam luajtur për klubin më të madh në Poloni. Forca Legia”, ka shkruar Muçi në rrjetet e tij sociale. /newsport.al/

View this post on Instagram

A post shared by Ernest Muci (@ernest_muci)


Shtuar 10.02.2024 11:26