Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në Fllakë të Durrësit ku sipas burimeve autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.
Ata kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore.
Pasi kanë marrë shumën ditore të karburantit, autorët janë larguar. Policia ka nisur hetimin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/