Duket se tashmë nuk ka më dyshime, për faktin se aktorja Cubi Metkaj do t’i bashkohet garës së “Big Brother Vip 3”. Këtë gjë e ka zbuluar stafi i “Zgjohu me MCN”, ku aktorja ishte si prezantuese, teksa sot është përshëndetur me kolegët e saj.
“Miq të Zgjohu me MCN, nga sot Cubi, kjo mistrecja që na bënte të qeshnim me lot me humorin e saj ka vendosur të ndjek një rrugëtim të ri. Kjo buqetë me trëndafila është pak për ti shprehur mirënjohjen e plotë për gjithçka që i dha këtij formati që nga fillimi i saj. Suksese Cubi, suksese yll Të duam” – thuhet në një postim në rrjetet sociale, krahas fotove të Cubit me kolegët e saj dhe me një tufë me trëndafila.
Mbetet të shihet nëse Cubi do të prezantohet që në spektaklin e mbrëmjes së nesërme (e shtunë) si konkurrente e re e Big Brother Vip, apo duhet të presim spektaklin e të martës.
Cubi edhe më herët e ka konfirmuar se do të bëhe pjesë e Big Brother Vip, ku një intervistë të puntatës së shkuar në “BB Fun Club” u shpreh “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”.
Ndërkohë, pak ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Ndryshe”, Cubi Metkaj u shpreh: “Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin.”.