Situata e luftës në Ukrainë, Scholz: Vendet e BE-së nuk bëjnë mjaftueshëm për ta mbështetur

“Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën teksa po lufton me Rusinë”, kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.

Duke folur me gazetarët pas samitit të BE-së gjatë ditës së sotme ai tha se ndihmat janë të pakta.

“Në shumë kryeqytete duhet të shtrohet pyetja: a po bëjmë vërtet mjaft? Përgjigja në shumicën e rasteve mund të jetë vetëm jo”, tha Scholz.

Kancelari shtoi se Gjermania, mbështetësi më i madh i Evropës për Ukrainën për sa i përket ndihmës ushtarake, nuk mund të sigurojë ndihmën e vetme.


Shtuar 1.02.2024 19:21