Parajsa e fshehur e Putinit, kompleksi luksoz i fshehur mes pyjeve në kufi me Finlandën (VIDEO)

Pasuria e fshehtë luksoze e presidentit rus ndodhet në liqenin Ladoga, 30 kilometra larg Finlandës.

Kur Vladimir Putin dëshiron të pushojë nga detyrat e tij presidenciale, ai bën një pushim në kufirin e NATO-s.

Pamjet e reja me dron zbulojnë për herë të parë pasurinë e fshehtë luksoze, e vendosur 30 kilometra nga kufiri finlandez në liqenin idilik Ladoga.

Parajsa e Putinit është në një vend mes një zone të pyllëzuar në Karelia, në Rusinë veriperëndimore, e cila kufizohet me vendin skandinav, shkruan gazeta gjermane Bild, duke cituar informacione nga një prej armiqve të tij më të njohur.

Kompleksi i Putinit ka, ndër të tjera, “tre shtëpi të stilit modern, dy heliporte, disa doke jahtesh, një rezervuar troftash, një fermë lopësh për prodhimin e viçit dhe një ujëvarë private.

Pallati i Putinit është i mbrojtur nga perimetra të sigurt, të fortifikuar me sensorë elektronikë, të gjithë të mbikqyrur me përpikëri nga njësi të specializuara sigurie.

Sipas raportit të agjencisë ruse, e cila citon dëshmitë lokale, Vladimir Putin viziton vilën e tij të fshehur një herë në vit.


Shtuar 1.02.2024 19:08