Tirana do të udhëtojë në transfertë ku do të përballet me Kukësin ditën e shtunë në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Ndeshja e orës 13:30 vë përballë dy ekipe që kërkojnë me çdo kusht pikët. Bardheblutë vijnë pas 2 rezultateve zhgënjyese ndaj Teutës dhe Skënderbeut që ka ulur sërish moralin në skuadër.
Klubi ka publikuar në rrjete sociale pamjet nga stërvitja e sotme, të cilat i shoqëron me diçiturën, “Pa vuajtje, s’ka fitim”, si për të simbolizuar gjendjen aktuale që po kalon ekipi.
Nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, grupi ka vijuar me seancën e rradhës stërvitore. Ndaj Kukësit mungesë do të jetë Erjon Hoxhallari i cili u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa portieri Leon Kozi është lënë pushim sot për arsye gripale. /newsport.al/