Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Kukur të Gramshit, ku shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit, dy banesa janë djegur, teksa ishin ngjitur me njëra-tjetrën.
Dëmet janë të mëdha, banesat janë shkrumbuar totalisht duke lënë në qiell të hapur dy familje.
Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, është shprehur se është shumë larg dhe në pamundësi për të ndërhyrë me zjarrfikëset, ndërkohë që Bashkia ka organizuar punën me grupin e emergjencave për të marrë masa.