Shefi i CIA-s: Braktisja e Kievit do të ishte një ”autogol historik” për SHBA-të

Nëse SHBA braktisin konfliktin në Ukrainë në këtë moment vendimtar dhe ndërpresin mbështetjen për Kievin, do të ishte një autogol me përmasa historike”, deklaroi kreu i CIA-s William Burns.

“Çelësi i suksesit qëndron në ruajtjen e ndihmës perëndimore për Kievin”, shtoi ai.

Duke përfaqësuar më pak se 5% të buxhetit të mbrojtjes së SHBA-së, ai është një investim relativisht modest me kthime të konsiderueshme gjeopolitike për Shtetet e Bashkuara dhe kthime të dukshme për industrinë amerikane.

Armatimi i duhur do ta vendos Ukrainën në një pozitë më të fortë nëse shfaqet një mundësi për negociata serioze”, shtoi ai.


Shtuar 30.01.2024 22:55

Tags: , ,