Një foshnjë e porsalindur, është gjetur e vdekur në tualetet e një lokali në Oulton, Leeds në Angli, ndërsa nëna e vajzës është zhdukur.
Mjekët kur mbërritën në vendngjarje, e gjetën vajzën e porsalindur të pajetë. Klientët që ishin në lokal lavdëruan stafin për trajtimin e situatës më të vështirë, me të cilën mund të përballeshin pa shkaktuar alarm dhe panik.
Menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: “Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën. Një falënderim i madh shkon për ata që na ndihmuan ndërkohë që ne po luftonim si ekip”.
DCI James Entwistle, nga Policia e West Yorkshire, i bëri thirrje urgjentisht nënës që të kontaktojë me ta ose të kërkojë ndihmë mjekësore.