Sulm me dron në Jordani, vriten tre ushtarë amerikanë, plagosen 25 të tjerë

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm me dron në Jordani, raporton BBC. Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) tha se sulmi ndodhi në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani”. Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Ka pasur sulme në bazat amerikane në rajon, por deri më tani nuk ka pasur viktima nga ushtria amerikane.

“Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak. Jill dhe unë u bashkohemi familjeve dhe miqve të të rënëve tanë, dhe amerikanëve anembanë vendit, në pikëllimin e humbjes së këtyre luftëtarëve në këtë sulm të neveritshëm dhe tërësisht të padrejtë,” tha Biden./albeu.com