EMRI/ Shpërndante drogë në fushat sportive ku luanin nxënësit e shkollave, pranga 27-vjeçarit! Zbulohet vendi sekret ku fshihte kanabisin

Në kuadër të operacionit ‘Tempulli2’ policia e Tiranës ka vënë një pranga një 27-vjeçar.

I riu Roland Hoxha dyshohet se siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.01.2024 11:40