Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit, pasi Giallorosët e kanë nxjerr në shitje.
Roma ka nevojë të madhe për të shitur futbollist dhe Kumbulla është vërshuar nga ofertat edhe pse nuk ka luajtur fare këtë edicion.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka kërkuar edhe vet largimin, për faktin se dëshiron të shkoj në Euro 2024 dhe dëshiron të luaj sa më shumë.
Calciomercato ka raportuar se tanimë katër skuadra janë vënë në garë pas Kumbullës i cili pritet të mbetet në Serie A.
Hellas Verona, Genoa, Torino, por edhe Empoli janë katër skuadrat që janë në garë për të siguruar shërbimet e Kumbullës.
Roma është e gatshme edhe ta lejoj të largohet në huazim lojtarin në mënyrë që të jetë obligative blerja e tij.
Torino mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e lojtarit dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e qendërmbrojtësit shqiptar. /Telegrafi/