Ky çift definitivisht nuk ndalet së na surprizuari.Bianca Censori dhe Kanye West nuk dështojnë kurrë me veshjet e pazakonta, dhe dyshja e guximshme u rikthye sërish në Los Angeles të hënën duke veshur vetëm mushama shiu– pa asgjë poshtë.
Reperi 46 vjeçar dhe gruaja e tij 29-vjeçare u fotografuan në një parkim të veshur me mushama të gjata plastike, pavarësisht se nuk po binte shi.
Arkitektja e Yeezy dukej se kishte veshur vetëm një palë të brendshme të zeza poshtë xhaketës së saj plastike.
Kanye nga ana tjetër kishte veshur të njëjtën xhaketë Balenciaga ngjyrë kafe. Sa i përket këpucëve, Censori veshi çizme të gjata të zeza, ndërsa West një palë çizme luftarake të zeza Balenciaga.
Dalja vjen një ditë pasi ish-gruaja e West, Kim Kardashian, u shpall si ambasadore zyrtare e markës kontroverse, mbështetës të së cilës si themeluesit e Yeezy dhe Skims kanë qenë prej kohësh.