Emrat/ “Tempulli 2”, lihen në burg 10 të arrestuarit në Korçë

Janë lënë në burg të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2” në qytetin e Korçës. Për tre ditë resht u mbajtën disa seanca gjyqësore, ku Prokuroria kërkoi masën e “arrestit në burg” për të arrestuarit në flagrancë, ndërsa pjesa tjetër u njoh me masën e vendosur paraprakisht.

Sot u mbajt seanca e fundit ndaj 10 të arrestuarve, ndërsa dy ditët më parë janë mbajtur 2 seanca të tjera me 11 të arrestuar të tjerë

Në total janë 21 të arrestuar ditën që u finalizua operacioni gjatë gjithë natës.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë u zhvilluan sot në datën 25.01.2024 ora 08.15 seancat:

Me objekt “Vleftësim i ligjshëm ndalimi caktim masë sigurimi” ndaj shtetasve Olger Plasa, Ledion Duro, Daniel Nako, Xhuliano Kondillari, Amarildo Alush, Gentian Valeni, Sotiraq Nikolla, Dhori Janko, Urim Rusi, Jorgo Caro.

Me objekt “Vleftësim arresti në flagrancë caktim masë sigurimi” ndaj shtetasit Lodian Tahiri.
Gjykata vendosi: vleftësimin e ligjshëm, caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të gjithë këta shtetas”, thuhet në njoftimin e gjykatës”.


Shtuar 25.01.2024 12:17