Me vlerë më shumë se 27 milionë dollarë, kapet nëndetësja me 800 kg kokainë në Kolumbi, dyshohet se…

Një nëndetëse që mbante pothuajse 800 kg kokainë, të ndarë në pako të stampuara me simbolin e akrepit, është kapur nga autoritetet kolumbiane.

Mjeti nënujor i gjatë 15 metra u kap në ujërat kolumbiane, ndërsa autoritetet vlerësuan se ngarkesa kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh. Sipas tyre destinacioni i saj përfundimtar besohet se ishte SHBA ose Europa.

Po ashtu bëhet me dije se tre personat që ishin në bordin e nëndetëses janë arrestuar.

Sipas BBC droga dhe të dyshuarit u transportuan në Buenaventura, një qytet port kolumbian, ndërsa detaje të mëtejshme për të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.


Shtuar 22.01.2024 18:46