Mike Maignan ra pre e racizmit në sfidën që Milan zhvilloi në transfertë ndaj Udineses. Një takim ku francezi u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të koreve raciste ndaj tij.
Tashmë vendasit nëpërmjet kamerave të sigurisë në stadiumin “Blue Energy” ka nisur puna për identifikimin e autorëve të këtij episodi. Klubi është treguar me “dorë të hekurt”, ndërsa ka theksuar se autorët do të përjashtohet përjetë nga stadiumi.
Udinese vazhdon të theksojë se klubi është multietnik dhe racizmi nuk ka vend tek kjo skuadër. Mbetet të shihet se cilët do të jenë autorët e kësaj ngjarjeje dhe nëse klubi do të gjobitet apo dënohet për këtë situatë. /newsport.al/