E rëndë në Tiranë, bie skela nga pallati në ndërtim dhe i zë poshtë, plagosen babë e bijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku skela e një pallati në ndërtim ka rënë, duke plagosur dy qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusave, ku një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim, ka rënë duke zënë poshtë dy kalimtarë, babë e bijë.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar në spital.


Shtuar 22.01.2024 10:47