Në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, një tjetër operacion mbarë kombëtar, është zhvilluar ku peshën më të madhe e mban sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.
Sipas informacioneve deri më tani, janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.
Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’.
Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale, të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.