Me 9 qershor votohet shkarkimi, Meta: Aspak i shqetësuar, është një çështje që nuk ekziston

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Elbasan ku ka ndjekur nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirt. Meta, gjatë një prononcimi për media u pyet nga gazetarët në lidhje me 9 qershorin, që është dita kur do të votohet rapoti për shkarkimin e tij.

Gazetarja: Mos është lutje, për shkarkimin që kemi pas 5 ditësh në Kuvend?

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është që zoti t’i falë ata që nuk dinë se çfarë mbrojnë, t’i udhëheqë të gjithë drejt rrugës së mirë e të përbashkët. Është një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’iu bashkuar mesazhit të bashkëjetesës, të gjithë besimeve të ndryshme, besoj se kjo do të jetë shumë e qartë.

Më tej Meta u pyet sesi është kaq i bindur që nuk do të shkarkohet, ndërkohë që mazhoranca i ka votat.

“Tani nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekziston. Kjo tema e shkarkimit, është më tepër pas 25 prillit, aq më tepër kur është konfirmuar çdo gjë që presidenti ka thënë. Dhe kur u tregua qartë që Kuvendi i dy viteve të fundit është pa opozitë. Unë nuk kam asnjë shqetësim të tillë, nëse doni dicka serioze merruni me krimet zgjedhore”, tha Meta./albeu.com

 

(a.b)/dosja.al


Shtuar 4.06.2021 11:45