Egnatia ka bërë një tjetër afrim në skuadër në këtë merkato dimri. Rrogozhinasit kanë prezantuar ditën e sotme Jouzas Lubas.
Sulmuesi është prezantuar nga presidenti i klubit, Agim Demrozi. Palët kanë firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë, me lojtarin që ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Egnatias.
“Welcome Jouzas Lubas.
– Njoftim !
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me Jouzas Lubas, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për 2.5 vite.
Lubas është pritur paraditen e sotme në ambjentet e stadiumit “Arena Egnatia” nga Presidenti Agim Demrozi ku kanë firmosur zyrtarisht kontratën para mediave”, ka shkruar klubi.
“Unë jam shumë i kënaqur për këtë aventurë. Falenderoj presidentin për pritjen e ngrohtë dhe shpresoj që të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave”, ka theksuar Lubas, sulmuesi më i ri i rrogozhinasve. /newsport.al/