Aksident në Lushnje-Berat, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Bëhet me dije se një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bankinat anësore e më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Gramoz Spahiu , 53 vjeç, nga Frakulla e Fierit.

Shkak për këtë aksident dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që 53-vjeçari të humbasë kontrollin dhe të dalë nga rruga. Gramoz Spahiu ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtuar 5.02.2020 21:37