Nuk e priste askush, Fjoralba Ponarin mund ta shohim shumë shpejt në politikë

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, por para se të merrte këtë rol ne jemi njohur me Fjoralbën si këngëtare. Vite më parë ajo ka qenë konkurrente në “The Voice” dhe më pas u bë pjesë e televizionit si prezantuese. Por këto nuk janë profesionet e vetme të Fjoralbës, sepse ajo ka mbaruar edhe studimet e larta për stomatologji.

Mirëpo prezantuesja duket se nuk ndihet ende e realizuar dhe ka dëshirë ta provojë veten në një tjetër fushë. Ditën e sotme gjatë një bisede virtuale, dikush nga ndjekësit e ka pyetur:

“Po pas televizionit mund ta zgjidhje politikën?”.

“Mundem dhe do ta bëj”, është përgjigjur Fjoralba, duke i habitur të gjithë me këtë përgjigje.

Ne fakt shumë personazhe të ekranit janë përfshirë në politikë, ndaj nuk do të ishte çudi dhe nëse Fjoralbën do e shihnim aty në të ardhmen. Ndër të tjera moderatorja ka treguar se këtë vit nuk do të pushojë, sepse do të jetë gjatë gjithë kohës me xhirime. Ajo ka vendosur që këtë vit, në muajin shtator, do të shkojë në Japoni për vizitë dhe gjatë muajve të verës i duhet të punojë.

“Si do ja bësh me sezonin televiziv meqë do ikësh në Japoni në shtator? Do shkëputesh”, e ka pyetur dikush.

“Vetëm nëse ndonjë çudi se kështu e kam në plan të vazhdoj dhe ca. ‘Më thuaj një dëshirë 2’ nis transmetimin në shtator, por xhirimet janë planifikuar të mbyllen brenda gushtit (rip pushimet verore), ndërsa Portokallia fillon në tetor”, është përgjigjur moderatorja.


Shtuar 4.06.2021 10:38