Doli në televizionin shtetëror të Bjellorusisë, familja e gazetarit: Rrëfimi i tij ishte i censuruar

Pas daljes së gazetarit të rrëmbyer bjellorus Roman Protasevich në televizionon shtetëror, ku foli për organizimin e protestave anti-qeveritare, familja e tij tha se rrëfimi ishte cenusuruar dhe se ishte detyruar të bënte ato deklarata.

Protasevich, 26 vjeç, u arrestua në Minsk muajin e kaluar pasi futurimi i tij për në Lituani u devijua. Në një paraqitje në TV shtetërore,ku dukej i përlotur, ai lavërdori Presidentin Aleksandër Lukashenkon dhe pranoi përpjekjen për ta rrëzuar atë.

Shenjat e prangave ishin të dukshme në kyçet e tij. Dhe sipas zyrtarëve të të drejtave të njeriut, ato ishin shenja torturimi.

Protasevich ishte redaktor i kanalit opozitar Nexta në aplikacionin e mesazheve Telegram deri vitin e kaluar.

Ai u vendos në listën e “individëve të përfshirë në veprimtari terroriste” nga qeveria në Bjellorusi./albeu.com


Shtuar 4.06.2021 08:29