Me shumë pak lekë, disa dhurata perfekte për Shën Valentin

Vetëm disa ditë na ndajnë nga festa e të dashuruarve, Shën Valentini. Por sa e bukur është si festë, ku vlerësohen dashuria dhe ndjenjat e sinqerta, aq edhe stresuese mund të jetë.

Me shumë mundësi dilema e të dashuruarve është se çfarë do t’i bëjnë dhuratë partnerit apo partneres. Dhe kur mundësitë ekonomike nuk janë shumta, zgjedhja e një dhurate shndërrohet në stres më vete.

Prandaj “Cosmopolitan” ju vjen në ndihmë me disa ide ekonomike por që do e lumturojnë personin pranë jush.

Album me fotografi

Shën Valentini është festa e përsosur për të parë rrugën që keni bërë së bashku deri më tani. Ndaj përgatit një album me të gjitha fotografitë tuaja, duke i shtuar edhe kujtime e fraza dashurie.

CD

Nëse edhe ti mendon se dashuria ka lidhje të fortë me muzikën, atëherë përgatit një cd me këngët tuaja të preferuara. Mos harroni ti shtoni dhuratës një fjongo të kuqe.

Kartolinë

Përgatit një kartolinë të personalizuar për Shën Valentin. Është një dhuratë ekonomike, por e bërë me gjithë zemër.

Gatuaj për të

Përgatit për të dashurin e zemrës ushqimin e preferuar. Mos harro çokollatën, mbretëreshën e vërtetët të festës së dashuruarve.

Kavanoz me shënime

Mbush një kavanoz bosh me shënime dashurie, dhe shkruaj sipër “101 arsye pse të dua”. Vërtetë do të lodheni por do t’ja vlejë.

Një filxhan i lezetshëm me emrin e tij të gdhendur

Përveçse kushton pak, ky lloj dedikimi do t’ja shtojë dashurinë për ty sa herë ta mbajë në duar.

Një kornizë me emrat tuaj

Shkruar në stil minimalist dhe të veçantë në të njëjtën kohe.


Shtuar 5.02.2020 18:27