Gazetari: Nuk na çudit gjyqtarja e Elbasanit se kemi një kryeministër që nuk ka etikë veshjeje

Gazetari Bledian Koka është shprehur se videot e gjyqtares së Elbasanit nuk çudisin shumë, pasi: kemi një kryeministër që ditën e votimit shkon me pantallona llërë.

“Video që kemi parë për gjyqtaren e Elbasanit nuk është se na çudisin shumë se ne kemi një kryeministër që ditën e votimit shkon me pantallona treçerekshe llërë. Ne nuk kemi një kryeministër që e respekton etikën e veshjes si kryeministër.

Ne kemi një kryeministër që nuk ka as etikën e qeverisjes dhe nuk ka shumë kode të tjera që duhet të kishte një shtetar. Sot kritikojmë se një ish-miss ka dalë më video me fustane, por kurrë nuk kemi parë se çfarë çështjes ka gjykuar kjo zonjë në Elbasan”-u shpreh ai nëRTV Ora.

Kujtojmë se videot e gjyqatres janë gjykuar shumë, pasi kishin një natyrë provokuese dhe pro krimit.


Shtuar 3.06.2021 22:52