David Alaba refuzoi 20 milion euro në sezon për tu transferuar te Reali?

David Alaba tashmë është lojtar i Real Madridit.

Pas 14 vitesh, Alaba u largua nga Bayern Munich për t’u transferuar me parametra zero te Reali.

Duket se Bayerni bëri ofertë të madhe për rinovimin, të paktën kështu la të kuptohet Rummenigge, i cili nuk ka mundur të heshtë pas zyrtarizimit të David Alaba te Real Madridi.

“Mendoj se shumë pak njerëz në botë në këtë moment të vështirë historik që po kalojmë mund ta kuptojnë se si një lojtar që tashmë merr 15 milionë euro në sezon nuk është i kënaqur me 19.5 milionë”, deklaroi Rummenigge.


Shtuar 3.06.2021 22:06