Një aksident ka ndodhur pranë degëzimit për në Malin e Moravës në Korçë. Një 15 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është lënduar pasagjeri 13-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital”, njofton policia.
