Problem mbetet sulmi, “Violët” e Fiorentina gati listën me dy “bomber” italianë

Pas 3 sezoneve të mira, te Spezia, “bomberi” nga Angola, M’Bala Nzola bëri “hapin e madh” në karrierë”, teksa u transferua gjatë merkatos së verës, që sapo lamë pas, te “Violët” e Fiorentina, për shifrën e 12.6 milionë eurove, mirëpo që prej kalimit në Firenece, Nzola nuk po arrin të “zhbllokohet” në fushën e blertë, teksa në 27 përballje ka arritur të shënojë vetëm 3 gola e të dhurojë 2 asistime.

Të tilla performanca kanë shtyrë bordin e “Violëve” të mendojnë për një emër të ri në majën e sulmit, me 27-vjeçarin angolez, që tashmë është pranë transfeirmit nga Cagliari, duke lënë kështu një boshllëk goxha të madh, në sulmin e Fiorentina-s, skuadër e cila po “lufton” në 3 fronte këtë sezon, Coference League, Kupën e Italisë, si dhe për një “biletë” të kupave evropiane, në Serie A, për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

I pari në listën e skuadrës nga Firence është “bomberi” i “Verdhekuqve” të Roma-s, Andrea Belotti, i cili që prej largimit nga Torino, nuk është se ka qenë në formën e tij më të mirë, mirëpo në një skuadër ku pritet të ketë më shumë minuta në fushën e blertë pritet rikthimi i formës së mirë, që dikur kishte te “Demat” e veriut të Italisë.

Më pas në listë vjen “Merimanga” e Juventus, Moise Kean, me 23-vjeçarin, i cili për këtë sezon ende nuk ka arritur të dërgojë topin në rrjetë, duke zhgënjyer jo pak, teknikun Massimiliano Allegri, i cili kishte pritshmëri të mëdha për sulmuesin, mirëpo me transferimirn, në një ekip ku mund të ketë më pak presion pritet që diçka të ndryshojë e pse jo të shfaqë potencialin e tij të vërtetë. /abcnews.al


Shtuar më 14.01.2024 11:35

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş