Alarmi për bombë në një avion në Aeroportin e Parisit rezulton i rremë

Një avion i cili vinte nga Çadi ka shkaktuar një situatë alarmante në aeroportin e Parisit, pasi dyshohej se në të gjendej një sasi eksplozivi.

Autoritetet policore bënë evakuimin emergjent të pasagjerëve dhe nisën menjëherë hetimet për rastin.

Ndërkohë sipas burimeve zyrtare, në fund të hetimit ka rezultuar se brenda avionit nuk ka pasur bombë. /albeu.com/

 


Shtuar 3.06.2021 18:43