Ermal Krasniqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që Rapidi i Bukureshtit luajti në shtëpi përballë Westerlo. Edhe pse ekipi i Rapidit u mposht 2-3, Krasniqi ia doli të linte shenjë.
Ish-i i Ballkanit shënoi golin e parë për të tijët, teksa në atë moment ishte edhe i barazimit për 1-1. Në minutën e 66’ të sfidës, sulmuesi dardan gjeti goli me anë të një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës. Për 25-vjeçarin ky është goli i parë me fanellën e ekipit nga Bukureshti.
Kujtojmë që sëbashku me Krasniqin, pjesë e ekipit rumun janë edhe Florent Hasani dhe Albion Rrahmani të cilët ishin gjithashtu titullarë. Mund të thuhet me plot gojën që Rapidi është i “pushtuar” nga shqiptarët.