Greqia drejt miratimit të ligjit për martesat e së njëjtës gjini pavarësisht reagimit të Kishës Ortodokse

Një plan për legalizimin e martesës dhe birësimit nga çiftet e së njëjtës gjini pritet të miratohet nga Parlamenti falë mbështetjes edhe nga opozita e majtë, pavarësisht reagimit të Kishës Ortodokse në vend.

Planet e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për të legalizuar martesat e të njejtës gjini në vend dhe për të lejuar birësimin për çiftet LGBTQ+ morën mbështetjen vendimtare të opozitës së majtë të enjten.

Stefanos Kasselakis, ish-bankieri haptazi homoseksual që drejton partinë radikale të majtë Syriza, tha se ai do të udhëzonte 38 ligjvënësit e tij që të votonin për propozimin, edhe pse ai e kritikoi masën.

Masa e re e shtyrë përpara nga Mitsotakis nuk i lejon çiftet e të njëjtës gjeni të kenë fëmijë përmes amësisë surrogate në të ardhmen. Të drejtat e plota prindërore do t’u jepen çifteve të të njëjtit seks që tashmë kanë fëmijë.