Leonardo Bonucci arrin në Stamboll për teste mjekësore te Fenerbahce

Leonardo Bonucci ka arritur në Stamboll me agjentin e tij Alessandro Lucci për të përfunduar transferimin te Fenerbahce.

Italiani largohet nga Union Berlin pas vetëm katër muajsh në kryeqytetin gjerman, ku shënoi një gol në 10 paraqitje.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me Fenerbahçen ku do t’i bashkohet ish-sulmuesit të Romës dhe Interit, Edin Dzeko.

37-vjeçari boshnjak ka të njëjtin agjent me Bonuccin dhe thuhet se e bindi ish-yllin e Juventusit të nënshkruante për Fenerbahcen.

Italiani ka arritur të Stamboll ku do t’i kryejë testet mjekësore për të nënshkruar pastaj me gjigantin turk.

Fenerbahce këtë vit po lufton për titullin e kampionit me Galatasarayn ku nderi në xhirot e fundit pritet një garë e fuqishme. /Telegrafi/


Shtuar 10.01.2024 20:17