VIDEO/ Dalin detaje të reja për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare në Greqi, çfarë bëjnë dy të akuzuarit pak minuta pas krimit

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati nga partneri i saj dhe shoku i tij në Selanik.

Janë bërë publike dy video që tregojnë dy të akuzuarit për vrasje duke hedhur pak minuta pas krimit sendet personale të 41-vjeçares shqiptare në koshin e plehrave.

Këto video hedhin poshtë pretendimet e partnerit të saj i cili akuzon shohun e tij për krimin, ndërsa ka thënë se ai vetë ka qenë në gjumë.

41-vjeçarja shqiptare e cila ishte edhe shtatzënë u vra nga partneri dhe miku i tij.

Dy personat e akuzuar janë filmuar rreth orës 12:15 të mesnatës, duke hedhur në koshin e plehrave sendet perosnale të 41-vjeçares shqiptare.

Sipas hetuesisë ky veprim është bërë me qëllim që të përforcohej edhe më shumë skenari i zhdukjes së shqiptares.


Shtuar 10.01.2024 17:52