Partizani e kërkoi si zëvendësues të Hadrojit, Shkëndija arrin akordin me mbrojtësin e Bylisit

Aleksandër Trumçi do jetë lojtari më i ri i Shkëndijës. Kështu raporton Open-TV nga Maqedonia e Veriut, për mbrojtësin të cilin Partizani e kërkoi në verë.

Me shumë gjasa klubi tetovar ka paguar te klubi i Bylisit për kartonin e Trumçit. Mbrojtësi i djathtë është nën kontratë me ballshiotët. Kujtojmë se shtatorin e vitit 2020 u afrua te Bylis, ku dhe spikati.

Partizani e shihte si zëvendësuesin e Andi Hadrojit në krahun e djathtë të mbrojtjes. Pavarësisht kësaj, Shkëndija ka arritur të fitojë në garën për shërbimet e 23-vjeçarit. /newsport.al/


Shtuar 10.01.2024 09:31

Tags: