Unionistas de Salamanka është ekipi që ka befasuar sot Villarealin në Kupën e Mbretit. Skuadra nga liga e tretë spanjolle ka eliminuar “nëndetësen e verdhë“ në raundin e 1/16-ve. Pas barazimit 1-1, ishin goditjet e penalltive ato që shpallën fituesin. Fati nga 11 metërshat u buzëqeshi lojtarëve të Unionistas de Salamakës.
Pas Villarealit, në fazën e 1/8-ve e pret Barcelona. Megjithatë, nuk fakt nuk i shqetëson aspak. Përkundrazi, i ka gëzuar pa masë. Futbollistët dhe stafi kanë mësuar në dhomën e zhveshjes se cilin kundërshtar do të kenë në raundin pasardhës dhe sapo kanë dëgjuar emrin e Barcelonës kanë shpërthyer në një festë të çmendur. Një ndeshje që do të jetë e gjitha për t’u shijuar për lojtarët e Unionistas de Salamakës. /Sport Ekspres/
INCREDIBLE SCENES as 3rd Tier Unionistas de Salamanca draw BARCELONA in the Copa del Rey. Imagine not loving cup football. ❤️?pic.twitter.com/0SK1jMkBLD
— Men in Blazers (@MenInBlazers) January 8, 2024