Ka oferta nga jashtë vendit, sulmuesi i Partizanit më pranë largimit nga “demat”

Me ardhjen e Xhuliano Skukës te Partizani, shkon në 5 numri i qendërsulmuesve në dispozicion të trajnerit Shehi. Skuka, Mba, Mensah, Keko dhe Bintsuka janë futbollistët që luajnë në këtë rol. Ky mbipopullim e detyron klubin të ulë numrat në këtë rol dhe Kristian Mba pritet të jetë mes të sakrifikuarve.

Gazeta “Panorama Sport” e ka bërë me dije prej kohësh se Mba ka oferta nga liga jashtë vendit, por me ardhjen e Skukës largimi bëhet akoma më i mundshëm. Klubi po punon në lidhje me ofertat që kanë mbërritur për nigerianin.

Partizani me shitjen e Mba pretendon të rikuperojë 180 mijë eurot e shpenzuara për blerjen e tij 1 vit më patë, por edhe të nxjerrë fitime. /panoramasport/


Shtuar 8.01.2024 16:05